Kolumna

Një kohë për një libër të lexuar shqip dënoheshin shqiptarët me burg, e sot…

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

Një kohë më herët për shqiptarët ishte shumë vështirë për të gjetur një libër shqip, sepse librin që doje të e lexoje nuk mund të e gjeje. Ai libër që dëshiroje të e lexoje përcillej dorë më dorë fshehurazi për ta lexuar, sepse shumë libra dhe atorët e tyre ishin të shpallur
“ armiq”. Sa e sa autorë të një libri të shkruar ishin maltretuar, tortuaruar, ishin burgosur së bashku me librin që e kishin shkruar. Shqiptarët jashtë shtetit amë shumë tituj librash shqip i kishin “ Mollë të ndaluar”.

Shumë libra barteshin ilegalisht dhe lexoheshin fshehurazi duke u përcjellur nga dora në dorë për tu lexuar. Edhe në shtetin amë shumë autor së bashku me librat e tyre ishin poashtu “ Mollë e ndaluar” për tu lexuar. E gjithë kjo bëhej nga pushtetet e atëhershme duke i shpallur armiq shumë autorë së bashku me librat e tyre.

Kjo ishte në një kohë të kaluar që nuk duhet harruar dhe duhet këtë të ia përcjellim edhe gjeneratave të reja. Por, sot a është një gjendje e këtillë?! Sot libri nuk është më askund ku jetojnë shqiptarët “ Mollë e ndaluar” nga pushtet kudo që jetojnë shqiptarët, por me dëshirën tonë jemi bë alergjik ndaj librit. Sot libri lexohet shumë pak për të mos thënë aspak.

Sot shumë pak njerëz futen në librari për të blerë një libër. Sot shumë pak njerëz futen në biblioteka për të kërkuar një libër për të e lexuar. Sot që nga mëngjesi dhe deri natën vonë turremi sa më shpejt të grumbullohemi nëpër kafiteri dhe… ku të mbytë era e duhanit dhe….

Sot shumë rrallë shohim njerëz me libra në dorë. Deshëm apo nuk deshëm të e pranojmë një gjë të këtillë për fat të keq nuk e kemi nga pushtet, por vet nuk duam të lexojmë libra, sepse të gjithë jemi bërë alergjik ndaj librit.