Kosovë

Ferizaj, kapet lypsari me 1 mijë euro në xhep

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj gjatë një aksioni për ndalimin e lëmoshë kërkuesve në qytetin e Ferizajt, ka ndaluar sot personin S.XH. 83-vjeç, tek i cili janë gjetur para në vlerë prej 1150 euro dhe ndaj tij është shqiptuar një gjobë për kundërvajtje.

Në konsultim me gjyqtarin e Gjykatës Themelore të Ferizajt – Divizioni i Kundërvajtjes, paratë konfiskohen përkohësisht deri në vendim tjetër.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj do të vazhdojë me aksionin për parandalimin e dukurisë së kërkimit të lëmoshës në qytetin e Ferizajt, si dhe apelon te qytetarët që sa herë hasin në lëmoshë kërkues të njoftojnë menjëherë policinë.