Maqedoni

9 muaj pushim lindje për nënën, 4 muaj pushim për babanë!? Ligji i ri është finalizuar!

Në fillimi i vitit Ministria për Punë dhe Politikë Sociale filloi përgatitjen e një drafti për ndryshim të ligjit për marrëdhënie pune. Mes shumë ndryshimeve, risi është zgjatja e pushimit të lindjes si për baballarë po ashtu edhe për nënat.
Nga 9 muaj sa ka qenë deri më tani, me propozimin ri pushimi i lindjes do të rritet në 13 muaj. 5 muaj pushimi lehonisë, 4 muaj pushim prindërorë për nënën dhe 4 muaj për babanë, që i bie së fëmija do të jetë nën kujdesin prindërorë plot 13 muaj.

E pyetur nga TV21 se deri ku është ky propozim ministrja e Punës dhe Politikës Sociale u përgjigj.

“Ligji është finalizuar dhe besoj se deri në fund të vitit do të hyjë në procedurë parlamentare, kemi edhe një dy çështje të cilat duhet t’i pajtojmë me sindikatat, do t’i përpilojmë edhe ata dhe do të hyjnë në procedurë ligjore për sjellje”, tha Jovanka Trençevska-ministre e Punës dhe Politikës Sociale.
Këto 13 muaj prindërit nuk do të mund t’i ndajnë, d.m.th. nëna ka 9 muaj dhe babai 4 muaj. As babai nuk mund t’ia dhurojë nënës e as nuk mundet që t’i marrin muaj njëri e një tjetrit.

“Nuk mund t’i ndajnë, nëse i ndajnë në sektorin privat do të ketë ngjarje të caktuara të cilat duhet t’i paralajmërosh para kohe prandaj nëna mund t’i shfrytëzoj 5 muajt që i ka si pushim lehone, 4 muaj pushim prindëror ta lidhë të jenë 9 muaj, ose babai të marr 4 muaj nga pushimi prindëror dhe pastaj nëna të marr, ajo është marrëveshje mes prindërve, megjithatë një muaj ti një muaj ti do të krijonte një kaos”, shtoi Trençevska.

Lehonat pas ndryshimit të ligjit duhet që pushimin ta fillojnë 2 javë përpara terminit të përcaktuar për lindje dhe kjo do të jetë e domosdoshme. Pushimi do të jetë i paguar 100% edhe për nënën edhe për babanë nëse e shfrytëzon.