Zgjedhjet presidenciale 2024, Siljanovska në Gjevgjeli, Dojran dhe Valandovë
Kandidatja për presidente e mbështetur nga VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska Davkova, në tubimin e mbrëmshëm në Gjevgjeli vlerësoi se një pjesë e madhe e ndryshimeve të deritanishme kushtetuese nuk janë bërë për shkak të Maqedonisë si shtet funksional dhe demokratik, sepse në Kushtetutë ka shumë zgjidhje problematike që duhet të ndryshojnë. Tha se nëse zgjidhet presidente do të iniciojë ekip ekspertësh për t’i hulumtuar hollësisht këto mangësi të Kushtetutës aktuale. Është pro ndryshimeve kushtetuese, por jo me çdo kusht dhe pa ruajtur patriotizmin kushtetues, gjithmonë duke respektuar dispozitat themelore të Kushtetutës dhe të Preambulës.
“Prandaj mirë duhet të mendohet përpara çdo ndryshimi kushtetues. Duhet kërkuar konsensus dhe meqenëse të gjithë tani thonë se duhen ndryshime kushtetuese, ja po them. Po, nevojiten ndryshime kushtetuese, por jo për ndryshim të preambulës dhe për të bërë nga ajo një libër telefoni dhe për të renditur të gjithë fqinjët e mundshëm, sepse askush nuk ka, ka të tjerë atje, por për të pasur një ndarje të vërtetë të pushtetit, për t’i përcaktuar mirë ingerencat, për të përcaktuar për shembull si do të jepet mandati për përbërjen e Qeverisë, sepse kemi pasur probleme.”, – deklaroi kandidatja për presidente e VMRO – DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova.
Nëse Davkova fiton besimin e qytetarëve, ajo u zotua se në Këshillin Gjyqësor dhe Kushtetues do të emërojë njerëz profesional, të aftë juridikisht dhe jo anëtarë partiak si deri tani. Përveç në Gjevgjeli, Davkova realizoi takime edhe në Dojran dhe Valandovë./TVM2