120 raste me kollën e keqe në RMV
Ka shkuar në 120 numri i të prekurve me kollën e keqe në Shkup. Kështu thonë të dhënat e Qendrës së Shëndetit Publik, nga ku sqarojnë se këto të dhëna i referohen periudhës prej fillimit të vitit deri më 1 mars, shkruan Alsat.
Komisioni për sëmundje Infektive nesër do të mbajë mbledhje ku do të diskutohet lidhur me situatën me kollën e keqe dhe për masa eventuale shtesë.
“Në takimin e nesërm të KSI-së duhet të debatohet lidhur me udhëzuesin e përgatitur nga ISHP përcjelljen e rasteve me kollën e keqe, pertusisin dhe do të flitet për atë a do të duhet të ndërmerret edhe ndonjë masë shtesë lidhur me epideminë e shpallur në nivel të kryeqytetit”, tha Fadil Cana, Infektolog.
Cana tha se nuk pritet ndonjë masë e re që do të tangojë në mënyrë direkte qytetarët.
“Nuk pritet diçka pasiqë pas takimeve, prononcimeve që kanë qenë edhe publike nga ana e KSI, janë ndërmarrë masa dhe sipas informatave të mia vaksinimi vazhdon të kryhet në dy ndërrime…03:20dhe kemi një thirrje positive të prindërve kur bisedohet për çështjen e vaksinimit të rregullt”, u shpreh Fadil Cana, Infektolog.
Cana tha se duhet patjetër të respektohet kalendari i imunizimit, në bazë të të cilës të gjithë fëmijët duhet të vaksinohen në mënyrë të rregullt.