Maqedoni

33 raste dhe 11 viktima nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë bërë 3.777 testime, ndërsa janë regjistruar 33 raste të reja me Covid-19.

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 92 pacientë të shëruar.

Ndërkohë si pasojë e infektimit me Covid-19 jetën e kanë humbur 11 persona.

Që nga fillimi i pandemisë e deri më tash janë bërë 792.077 testime për Covid-19 në gjithë territorin e vendit. /SHENJA/