76 vjeçares nga Gostivari iu gjet armë në valixhe – udhëtonte nga Shkupi për në Zvicër
Probleme për një grua 76 vjeçare nga Gostivari në Aeroportin e Shkupit. Sipas raportimit të policisë, në valixhen me të cilën 76 vjeçarja ka dashur të udhëtojë drejt Zvicrës, është gjetur një pistoletë, për të cilën, ajo thotë se ka qenë e djalit të saj, raporton KlanM. Sipas dëshmisë, ajo nuk ka qenë në dijeni për armën dhe se të njejtën e ka harruar djali.
“Më datë 12.10.2023 në ora 18.00 në vendkalimin kufitar ‘Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit’, një operator i sigurimit në TAV Maqedoni ka raportuar se gjatë kontrollit me rreze X të bagazhit në fluturimin për në Cyrih të Zvicrës, në një valixhe është gjetur një armë zjarri. Punonjësit policorë, të shoqëruar nga rëntgeni, kanë bërë kontroll dhe në valixhen e I.M (76) nga Gostivari kanë gjetur një armë tip ‘Ekol Jackal Dual’. Me I.M u zhvillua një bisedë, gjatë së cilës ajo deklaroi se arma ishte e djalit të saj dhe se kishte harruar që ishte në valixhe. Arma është konfiskuar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB./KlanMacedonia