Asnjë ministër i BDI-së nuk do të kandidojë për kryetar komune (Video)
Asnjë ministër nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) nga përbërja aktuale e Qeverisë Zaev 2, nuk do të garojë në zgjedhjet lokale të tetorit për kryetar komune, shkruan gazeta LAJM. Këtë e ka konfirmuar zëvendëskryeministri Artan Grubi, pas zërave se një ministër i BDI-së mund të tërhiqet nga qeveria në prag të zgjedhjeve lokale për të kandiduar për kryetar komune.
Gazetari; A ka plan që ministrat të BDI-së të kandidohen nëpër komuna?
Grubi: Asnjë nga ministrat nuk do të kandidohet për kryetar komune.
Grubi ka refuzuar të komentojë pretendimet e bashkëpartiakut të tij, nënkryetarit të BDI-së Izet Mexhiti, i cili ka deklauar ditë më parë se BDI mund të pësojë humbje në disa komuna nëse deri në zgjedhjet lokale nuk tejkalohet mosmarrëveshjet brenda partisë./Gazeta LAJM