Maqedoni

Premtoi shumë derisa u bë kryetar i Gazi Babës! Banorët e Hasanbegut të pakënaqur: “Borçe na harroi”

Еdhe pse premtoi që do të flet për planet që ka për ndërtimin e rrugëve në Hasanbeg, kryetari i Komunës së Gazi Babës u bë pishman. Nuk i përgjigjet thirrjeve të TV21.

Përpara se ta zgjedhin banorët kryetarë kritikonte autoritetet e atëhershme lokale se po heshtin dhe nuk po punojnë.

“Autoritetet lokale dhe ato shtetërore heshtin dhe nuk po i kryejnë punët”, u shpreh Boris Gjorgjievski.

E tash vetë ai po hesht. Por në rrjetet sociale mund të shihet se çfarë premtoi kryetari i kësaj komune 3 vite më parë?

Para tre vjetëve pasi u zgjodh kryetar i komunës së Gazi Babës premtoi se çdo rrugicë do ta asfaltojë.

“Zgjidhjen e problemeve infrastrukturore si asfaltimin e rrugëve lolake”, tha Boris Gjorgjievski.

Por lagjja e Hasanbegut si duket u harrua nga autoritetet komunale. Kryetari shpalos plane por nuk po i realizon të njëjtat.

“Planifikojmë 2 milion e 700 mijë denarë, mjete të ndarë për rregullimin e kanalit në Hasanbeg në pjesën para bashkësisë lokale të fazës së parë të projektit”, theksoi Boris Gjorgjievski.

Pamjet tregojnë se kanali është i hapur dhe kundërmon erë e keqe edhe më tej.

“Ne do të mbulojmë atë kanal dhe do të ndërtojmë një kanal të ri përçues i cili do ta mbrojë tokën bujqësore dhe infrastrukturën, si dhe qarkoren nga katastrofa të tilla në qoftë se ndodhin në të ardhmen”, u shpreh Boris Gjorgjievski.

Banorët kanë parë kryetarin vetëm kur ka kërkuar votën e tyre para zgjedhjeve.

“I bëjmë apel kryetarit që na i mur votat kur ishte koha e votimeve Borçes kryetarit të Komunës të Gazi Babës, edhe ne jemi njerëz sikur ata në anën tjetër”, potencoi Vasuf Demiri – banor.

“Halli jonë është se lagjet ku banojnë shqiptarët është njësoj si ato lagjet e Kandaharit apo në Afganistan”.

“Në këtë rrugë jam prej vitit 70. Kur jemi ardhur ne këtu nuk ka pasur kurrfarë rruge ne e kemi ndërtuar krejt me gurrë me zhavorr krejt vet”, deklaroi Rexhep Avdiu – banor.

A do ta merr besimin e banorëve të Gazi Babës edhe një mandat Gjirgjievski, pritet të shohim për disa muaj.