BallinaMaqedoni

7 EMRA PËR 1 PRESIDENT/ Në mesnatë fillon heshtja zgjedhore në Maqedoninë e Veriut

Sot është dita e fundit e fushatës për zgjedhjet presidenciale që do të zhvillohen të mërkurën (24 prill).

Sot në mesnatë fillon heshtja zgjedhore, e cila mbaron në ditën e zgjedhjeve në ora 19:00.

Qeveria përsërit kërkesën e Kurtit ndaj BE-së: I përmbushëm detyrimet, hiqni masat e marra ndaj nesh
Edhe për shkak të heshtjes për zgjedhjet presidenciale, fushata për zgjedhjet e 8 majit do të vazhdojë dhe nuk do të ndërpritet.

Votuesit në zgjedhjet presidenciale do të kenë të drejtën të zgjedhin njërin prej shtatë kandidatëve, dy gra dhe pesë burra.

Votimet në veri, ambasadori gjerman: Bojkoti i kërkuar nga Lista Serbe, për keqardhje dhe shkatërrues
Stevo Pendarovski nga LSDM, Gordana Siljanovska-Davkova nga OBRM-PDUKM, Biljana Vankovska nga “E Majta”, Bujar Osmani nga BDI, Arben Taravari nga VLEN, Stevçe Jakimovski nga “GROM” dhe Maksim Dimitrievski nga “ZNAM”.