Mehmedi-Bekteshit: BDI-ja i ka vjedhur votat e Aleancës, hapni kutitë të dalin manipulimet (Video)
Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH) Remzi Mehmedi, ka akuzuar partinë shqiptare në pushtet – BDI, për manipulime zgjedhore në zgjedhjet e fundit parlamentare të vitit 2020, shkruan gazeta LAJM.
Në emisionin debativ “Click Plus” me ministrin e ekonomisë, Kreshnik Bekteshi nga BDI-ja, Mehmedi tha se, manipulimet më të mëdha zgjedhore janë bërë në Njësinë e pestë zgjedhore. Sipas tij, në disa qendra votimi të kësaj Njësie janë mbushur kutitë, përfaqësues të BDI-së kanë firmosur procesverbalet në emët të komesionerëve të LSDM-së dhe VMRO-së, ndërsa ka ka pasur raste që fletëvotimet ku është rrethuara numri 5 i Aleancës dhe Alternativës, janë numëruar si vota të BDI-së.
Për t’u zbuluar të gjithë këto manipulime, Mehmedi tha se, duhet të hapen dhe bëri të ditur se për këto dyshime janë inicuar disa procese gjyqësore që ende nuk kanë marrë epilog.
“Rezultati i këtyre zgjedhjeve parlamentare që u referohet Kreshniku, gjithandej në nivel shteti, por në veçanti në Zonën 5 është rezultat i manipuluar, është rezultat i vjedhur, i mbushur, i shantazhuar. Dhe ne si opozitë e kemi thënë me dhejtëra herë dhe shfrytëzoj rastin ta them edhe këtu sonte, se pusheti t’i japi opozitës një kauzë kaq të fuqishme se ja ka vjedhur votat, është goxha arsenal politik. Prandaj, ne i kemi ftuar me dhejtëra herë që t’i hapin kutitë dhe të shohim se kush posedon me të vërtetën. Pse ta lëmë këtë debat vetëm në prizmin politik, ta shndërrojmë në debat juridik. Pra, nëse janë manipuluar zgjedhjet, atëherë këta do të pësojnë pasoja juridike dhe do të kthehet devijimi i rezultatit në vend, nëse nuk është kështu situata atëherë dikush nga ne do të pasojë pësoja juridike, si p.sh. unë. Nëse nuk del se rezultati është i manpuluar këta lirisht mund të më denoncojnë. Prandaj, përsëri ju sfidoj, hajde të hapim kutitë ku do të gjejmë vota të mbushura nga njerëz që nuk kanë qenë aty prezent, procesverbale të nënshkruara nga një individ i BDI-së edhe në emët të komesionerit të LSDM-së dhe VMRO-së, do të gjejmë fleta të votimit ku është rrethuar numri 5 i Aleancës dhe Alternativës, por e numëruar si votë e BDI-së. Kjo është e vërteta në shumë vendvotime. E di një njëfarë procesi penal është i hapur për 100 vendvotime por të presim çfarë do të nxjerre e vërteta”, tha Remzi Mehmedi, nënkryetar i ASH-së.
Por, përfaqësuesi i BDI-së, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi hodhi poshtë këto akuza, duke i cilësuar të njejtat si shpifje. Sipas Bekteshit, Mehmedi ndjek mendësinë e PDSH-së, e cila në çdo cikël zgjedhor është ankuar se BDI-ja ka vjedhur votat.
“Unë prej kur mbajë mend, që nga viti 2002 PDSH-ja deri në zgjedhjet e fundit, akuzonte se BDI-ja i vjedh zgjedhjet, BDI-ja i manipulon zgjedhjet. Rezmi Mehmedi ankohen për vendvotime ku ka humbur ai dhe lideri i partisë së tij, Ziadin Sela. Pse nuk pyesim a ka pasur manipulime në Gostivar apo Vrapçishtë. Janë krejt këto shpifje..Bashkimi Demokratik për Integrim është partia më e madhe në vend e në veçanti në Komunën e Kërçovës. Ne kemi 10 mijë vota kurse gjithë opozita bashkë nuk i ka as 3 mijë vota. Dhe nëse ata vendosin të dalin me kandidatin e tyre në Kërçovë është çëshje e tyre për të cilën do të vendosin qytetarët e Kërçovës. Por, është shumë keq që të krijohet mjegull në vecanti te diaspora, të mundohemi të krijojmë mjegull me diasporën, të përçajmë diasporën kur është çështje që mund të zgjidhet siç është zgjidhur edhe në zgjedhje paraprake”, tha Bekteshi.
Debatin mes Mehmedit dhe Bekteshit për manipulimin e zgjedhjeve mund ta ndiqni në videon më poshtë, nga minuta 52;30.