May 2, 2024
Maqedoni

KSI-ja me propozim: Ora policore të filloj nga ora 24:00

Komisioni për sëmundje ngjitëse propozon shkurtimin e orës policore, gjegjësisht kufizimi i lëvizjes të fillojë nga ora 24:00 deri në 5:00 të mëngjesit. Objektet gastronomike të punojnë deri në ora 23:30 minuta, të rikthehen organizimit e ngjarjeve kulturore por me kufizime për pjesëmarrje ndërkaq të fillojnë me punë edhe Qendrat e fitnesit. Lehtësimi plotësues i masave vjen pas rënies së theksuar të numrit të rasteve të reja me Kovid ku gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar vetëm 25 raste të reja nga 1016 testime.

Leje për zhvillimin e një pjese të ndeshjeve sportive për të cilat kishim kërkesa specifike. Sa i përket publikut do ketë persona zyrtarë gjë që deri tani nuk ishte elejuar. Si dhe kthim i të gjitha eventeve, ngjarjeve edhe në pjesën e kulturës por duke respektuar protokollet prej 30% shfrytëzim të kapaciteteve edhe në ambiente të hapura dhe të mbyllura me mbajtje të detyrueshme të maskës – u shpreh Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Ndërkohë rrjedh procesi i vaksinimit. Ministri i Shëndetësisë njoftoi se të gjithë qytetarët të cilët janë paraqitur deri më 30 prill, të njëjtët do të vaksinohen deri më 15 maj.

Nga numri i përgjithshëm i qytetarëve që janë paraqitur deri më 30 prill, ai grup i qytetarëve të cilët nuk janë vaksinuar të gjithë kanë marrë ose do të marrin termin deri më 15 maj dhe të cilët janë në bazë të moshës. Lëshohet kufiri i moshës diku deri në rreth 40 vjec tek qytetet ku nuk ka mjaftueshëm të paraqitur më të moshuar. Numri i qytetarëve të vaksinuar mbi 70 vjeç është rreth 33% ajo të cilën tani planifikojnë ta bëjmë është që të ndalojmë t’i thërrasim për vaksinim qytetarët 40-45 vjeç me qëllim që t’i thërrasim të paraqiturit shtesë të cilët janë të moshës mbi 70 vjeç – deklaroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Deri më tash me dozën e parë janë vaksinuar rreth 110,000 qytetarë që është mbi rreth 5% e gjithë popullatës. Ndërkaq me dy doza janë imunizuar 23,000 qytetarë. Rreth 290,000 qytetarë të tjerë janë paraqitur për tu vaksinuar. Filipçe ka paralajmëruar se imuniteti kolektiv pritet të arrijë deri në fund të verës, me çka parashihet imunizimi i 70% të popullatës.