Sylejman Jashari visits his house in a neighborghood where a battle took place over the weekend involving the police and an armed group, in northern Macedonian town of Kumanovo, early Monday, May 11, 2015. (AP Photo/Visar Kryeziu)
Gjashtë vite më parë banorët e Kumanovës u zgjuan nga zhurma e krismave të luftimeve në “Lagjen e Trimave” mes forcave të policisë dhe grupit të armatosur. Kjo lagje tashmë është kthyer në normalitet, por dyshimet mbi këtë rast nuk janë sqaruar ende. Opozita shqiptare thotë se bëhet fjalë për proces të montuar politik, gjyqësor e policor.
Qeveria LSDM -BDI nuk ka ndërmarrë asnjë hap konkret për të iniciuar një hetim të pavarur gjyqësor ndërkombëtar, që ishte edhe vetë premtim parazgjedhor i Kryeministrit Zoran Zaev. Ndërsa BDI si pjesë e qeverisjes së atëhershme me VMRO-DPMNE dhe sot pjesë e koalicionit me LSDM ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë që ka lejuar të ndodhë një proces i tillë i montuar ku humbën jetë njerëz të pafajshëm nga të dy anët dhe u burgosën shumë shqiptarë me burg të përjetshëm. Ndërsa, ne sot e kësaj dite nuk e kuptuam se pse ndodhi rasti i Kumanovës dhe kush ishte porositësi i kësaj ngjarje që mbaroi me viktima dhe si rast i tronditi edhe marrëdhëniet etnike mes shqiptarëve dhe maqedonasve”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.
Avokati Naser Raufi shpreson se me në ndihmën e faktorit ndërkombëtar të zbardhet e vërteta për këtë rast..
Ne avokatët mbrojtës jemi 15 avokat në këtë lëndë penale dhe kërkesa jonë ka qenë posaçërisht në ankesën që e parashtruam para Gjykatës së Apelit por edhe në këtë ankesë që e kemi dorëzuar te Gjykata Supreme kemi kërkuar për të njejtën punë disa herë e kërkojmë që faktori ndërkombëtar të involvohet në këtë rast dhe që të kontribuojë që të dalë e drejta për këta të dënuar”, tha Naser Raufi, avokat.
Si pasojë e konfliktit të armatosur më 9-10 maj 2015 në Kumanovë, jetën e humbën 8 policë dhe 10 pjesëtarë nga formacioni i armatosur i thirrur në emër të UÇK-së. Dhjetëra shtëpi u dogjën dhe demoluan plotësisht, ndërsa qindra banorë u evakuuan. Nën akuzën për “terrorizëm” dhe “organizatë terroriste”, Gjykata Penale e Shkupit dënoi 33 persona ndërsa 4 prej tyre i liroi nga akuza. 7 persona u dënuan me burg të përjetshëm, 13 persona me nga 40 vite burg, 9 persona me nga 12 vite, ndërsa të tjetër me nga 13, 14 dhe 18 vite. Nga të dënuarit 19 janë shtetas kosovarë, ndërsa të tjerët nga Maqedonia. Hetim me ndihmë ndërkombëtare për këtë rast ka premtuar ish kryeministri Zoran Zaaev, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, kryetari i ASH-së, Ziadin Sela dhe ai i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami. Ndërsa në Kosovë, nevoja për një hetim të tillë ishte potencuar edhe nga kryeministrat Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj.
ALSAT