Maqedoni

Nesër në Sllupçan përkujtohet dëshmori Afrim Kalanica

Nesër 7 maj ora 13:45 homazhe te varrezat e deshmoreve në Sllupçan.
Me rastin e për vjetorit të deshmorit Afrim Kalanica.

Afrim Vehbi Kalanica, djali i Zade Reshani dhe Vehbi Kalanica nga fshati Jezerc në Ferizaj, Kosovë ( lindur me daten 18.01.1980 ne Jezerc,Kosove, † 07.05.2001 ne Sllupcan, Maqedoni) ishte ushtarak shqiptar, dëshmor i luftës në Maqedoni.

Afrimi u ishte bashkuar forcave shqiptare që luftonin edhe më tutje pas çlirimit të Kosovës për lirinë e shqiptarëve në territoret e administruara nga Maqedonia, gjatë viteve 2000.

Jeta edhe Rinia-Afrim Kalanica u lind me 18.01.1980 ne Fshatin Jezerc te Komunes se Ferizajit Republika e Kosovë.Ai u rrit dhe u bë burrë ne malet e Jezercit,sepse atje mesohej per burrërinë e te qenurit shqiptar .Perveq natyrës ndikim te Afrimi kishte edhe Oda e Jezercit,Familja,shkolla dhe rrethi i gjerë.Me një fjal ai burrërohej me hapa te shpejtë,por te sigurt.Shkollen fillore e perfundoi ne shkollen fillore “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” me sukses te shkelqyeshëm. Afrimi ishte nje djjalosh i veqant,ku shihej urrejtja ndaj armikut shekullorë serbo-sllavë, por edhe dashuria e pa fund per ATDHE dhe LIRI.Me pas regjistroi shkollene mesme Ekonomike ne Ferizaj, te cilen e perfundoi me sukses te shkelqyeshëm.Per te vazhdue studimetne Universitet nuk i mbeti edhe kohë, sepse “kombanjat” e luftes se errrët serbo-fashiste bienin kudo ne ish hapsirat e ish Jugosllavisë, pra edhe ne Kosovë. Afrimi njëkohsisht ishte rritë ne kushte jo te mira ekonomike,sepse ai kishte edhe 4 vëllezër dhe dy motra ,d.m.th ishin 7 fëmijë,ku ekzistenca e familjes ishte e varur nga shitja e ndonjë qerre me dru ne qytetin e Ferizajit . Ajo veprimtari ishte me plot rreziqe,ku per te shkue ne qytet duhej kalue neper fshatin Nerodime,aty ku ishte instalue “paria” e qetnikëve te Beogradit. Keto maltretime e dhunë fizike i kishte perjetue shumë herë babai i Dëshmorit xha Vehbiu,sepse ai kishte barrën kryesore te rritjes e te shkollimit te fëmijëve te tijë. Pas një kohe rrugen e Mergimit e merr vëllau i tijë Rexhepi ,ku me vonë i bashkangjiten edhe dy vëllezërit tjerë,qka edhe ndikoi pak a shumë ne mirëqenjen e familjes se Afrimit. Por brenga ma e madhe e tij tani ma ishte okupatori serbë .Me paraqitjen e UCK-se Afrimi vullnetarisht i bashkangjitet radhëve te kesaj ushtrie çlirimtare ,e cila ishte e vetmja shpresë per te jetue te lirë ne vatrat tona. Gjat aktivitetit te tije ne luftë nga 1998 e deri ne perfundimin e luftes me 1999 Afrimi ishte mjaft aktiv,dhe nje nder ushtarët me te dalluar te ZON (Zones Opereative te Nerodimes). Perfundimi i luftes ne Kosovë per Afrimin ishte fare i shkurtë sepse ai mendjen e kishte ne Maqedoni,te vëllezërit dhe motrat,qe perjetonin nje diskriminim e dhunë te hapur nga maqedonasit. Betejat e para Afrimin e gjeten te rreshtuar ne radhët e UCK-sè (Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare) ne Sllupçan. Atje Afrimi ishte i dashur per te gjithë , sidomos per popullatën civile shqiptare qe e ndihmoi ne te gjitha segmentet e e jetës duke lene edhe jetën e tijë rinore, per te jetue te tjerët ne liri . Ai ra heroikisht ne altarin e lirisë me 05.Mai.2001 ne Sllupçanin legjendar. Ra per te mos vdekë kurrë. LAVDI Sot me 17.shkurt.2014 u ngrit Lapidari i Dëshmorit Afrim Kalanica ne Ferizaj.

Redaktoi: Ismet Salihu