“Avash o Ali Ahmeti…” / Publikohen pamjet nga bastisja e qelive të Grupit të Kumanovës në Burgun e Idrizovës (VIDEO)
Para dy javësh më 20 Prill u hap lajmi se në Burgun e Idrizovës ishte kryer një aksion, bastisje në qelitë ku janë të vendosur pjesëtarët e Grupit të Kumanovës. Aksioni, për të cilin në media u njoftua se ka ndodhur qetë dhe pa ndonjë incident, êshtë kryer me qëllim që të kontrollohet për prezencë të sendeve të palejuara në ambientet e burgut. Janë gjetur dhe konfiskuar celularë dhe gjësende tjera, të cilat janë dërguar për ekspertizë. Disa pamje nga ky aksion janë xhiruar nga dritarja e një qelie tjetër, ndërsa janë publikuar së fundmi në faqen e facebookut me emrin Pjestarët e Grupit të Kumanovës, përcjell in7.
Në këtë faqe shpesh shpêrndahen materiale nga ky grup, ndërsa mbi videon në fjalë ka edhe një mesazh për kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.
“Avash se jemi të paarmatosur o Ali Ahmeti”, shkruan autori i kësaj videoje në rrjetin social facebook./in7.tv/
Videon nga momentet e bastisjes në qelitë e Grupit të Kumanovës mund ta ndiqni më poshtë!
https://i.ytimg.com/vi/-_Q-AHcagZI/hqdefault.jpg