May 10, 2024
Maqedoni

Pamje nga aksioni në Haraçinë, arrestohen 8 persona, mes tyre edhe një polic

Ministria e Punëve të Brendshme ka publikuar pamje nga aksioni policorë  kundër drogës dhe armatimit  që është zhvilluar mëngjesin e sotëm në disa rajone të Haraçinës, transmeton Alsat. MPB njoftoi se në aksion janë arrestuar  tetë persona, në mesin e të cilëve edhe një polic. Shtatë persona janë nga Haraçina ndërsa një person është nga Shën Nikolla.