Maqedoni

“50 vite më parë erdhën dritat Trebosh të Tetovës!”

“Pas Luftës së Dytë Botrore fshati Trebosh nuk kishte infrastruktur. Nxënësit e paktë shqiptarë udhëtonin në fshatin Xhepçishtë, kurse në vitin 1951 u hap edhe klasa e parë me mësim në gjuhën shqipe. Fshati shtrihej në një sipërfaqe moçalike dhe tokë të papunueshme; nga ana e pushtetit u ndërmorën veprime për tharjen e fushës, kështu në vitin 1956 u organizua aksion vullnetar nga ana e rinisë për hapjen e kanalit, nga qendra e fshatit deri në lumin Vardar i cili mundësoi tharjen e tokës.
Në fillim të viteve 60 u ba edhe elektrifikimi i fshatit. Ky trend i ndërtimit të infrastrukturës dhe objekteve tjera shoqërore vazhdoi edhe gjatë viteve 70-ta, kur me të madhe filloi shkuarja e punëtorëve në botën e jashtme, të cilët në masë të madhe kontribuan në zhvillimin e fshatit. U ndërtua rruga e fshatit që lidhet me Tetovën, u rregullua shtrati i lumit të Gjermës që vërshonte çdo vit fshatin dhe fushën, u bë zgjerimi i varrezave, u restaurua xhamia e fshatit, u ndërtua ambulanca, në çdo dekadë u ndërtuan nga dy transformator të rinj…
Shkolla e fshatit me dy klasa, nga klasa e parë deri në të katërtën punohej në tre turne; një klasë punonte në mektepin e xhamisë, nuk i plotësonin nevojat dhe kushtet për mësim, ndërsa nga klasa e katërt deri në klasën e tetë nxënësit udhëtoni deri në qytet, fshatarët u detyruan të ndërtojnë shkollën tetëvjeçare më 1988, e cila sot numëron mbi 400 nxënës.
Të gjitha këto ndërtime u bënë me vetëkontribut dhe aksion vullnetar të fshatarëve, me një pjesëmarrje të vogël të kumunës së Tetovës.fb fshati Trebosh”