Një 15 vjeçar humbi jetën dje në një aksident komunikacioni në fshatin Marinë, i cili ndodhi ndërmjet një automjeti dhe mopedi, i drejtuar nga 15 vjeçari, njoftoi MPB.
“Dje në orën 13:20 në SPB Shkup ishte denoncuar se në rrugën “500” në fshatin Marinë, të Shkupit, kishte ndodhur një aksident komunikacioni mes automjetit ‘Reno’, me targa të Shkupit, i drejtuar nga S.I. (30) nga Shkupi dhe një mopedi ‘aplilia’, me targa të Shkupit, i drejtuar nga pesëmbëdhjetë vjeçari nga Shkupi. Nga lëndimet e mara minoreni ka nderuar jetë në vendin e aksidentit, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Ndihmës Urgjente Mjekësore”, theksohet në kumtesën e Ministrisë.
Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka bërë ekipi i SPB Shkup dhe Prokurori publik, me urdhër të së cilit trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi, ndërsa vetura ishte dërguar në kontroll të jashtëzakonshme teknik.