Maqedoni

476 raste pozitive dhe 17 viktima nga Kovid-19

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 476 raste të reja me Kovid-19 nga realizimi i 2.781 testimeve, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Në po të njëjtën periudhë janë regjistruar 524 të shëruar, ndërkaq betejën me virusin e kanë humbur 9 viktima.

Në mënyrë shtesë në Regjistrin për persona të vdekur nga Kovid-19 janë regjistruar edhe 8 viktima që kanë ndërruar jetë gjatë periudhës prej 16.02. deri 27.02.2022, transmeton TV21.

Raste aktive në vend janë 3.431.