Shqipëri

45-vjeçari humb jetën në Liqenin e Prespës

Një shtetas shqiptar që kishte dalë për të peshkuar gjatë mbrëmjes në Liqenin e Prespës ka ndërruar jetë tragjikisht. Bëhet e ditur se 45-vjeçarit me iniciale S. V., iu përmbys varka si pasojë e dallgëve të forta në liqen e për pasojë është mbytur. Shërbimet e Policisë Kufitare të Shqipërisë kanë kryer hetimet ndodhen në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.