Merkel: Shumë e shqetësuar për gjendjen e Navalnyt
Kancelarja gjermane, Angela Merkel u shpreh sot shumë e shqetësuar për situatën e opozitarit rus në grevë urie, Aleksei Navalny, gjatë një video-konference para Asamblesë parlamentare të Këshillit të Europës.
“Ne jemi shumë të shqetësuar nga situata e Aleksei Navalnyt dhe qeveria gjermane po punon për të siguruar që ai të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor”, deklaroi Merkel.
“Ne jemi shumë të shqetësuar dhe po përpiqemi të përdorim influencën tonë”, nënvizoi kancelarja, vendi i të cilës siguron që prej nëntorit deri në maj presidencën e radhës të Këshillit të Europës, organizatë paneuropiane që numëron 47 shtete anëtare, përfshirë Rusinë.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel theksoi gjithashtu se sa e rëndësishme ishte që Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut (KEDNJ), krahu gjyqësor i Këshillit të Europës, kërkoi lirimin e kundërshtarit numër të Kremlinit.
“Ne kemi shumë konflikte me Rusinë, të cilat fatkeqësisht e bëjnë të vështirë marrëdhënien tonë, por unë jam gjithmonë në favor të vazhdimit të bisedimeve”, shtoi ajo.