42 viktima dhe 1 174 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit

Betejën me Koronavirusin në 24 orët e fundit e kanë humbur 42 persona, 15 prej të cilëve vetëm në Shkup. 4 viktima janë regjistruar në Kumanovë, nga tre viktima janë regjistruar në Prilep, Strumicë dhe Koçan. Nga 2 viktima janë regjistruar Manastir, Gostivar, Kavadar, Shtip dhe Ohër. Ndërsa nga një viktimë janë regjistruar në Tetovë, Veles, Kriva Pallankë dhe Vinicë. Ndërkohë nga 4 598 teste të realizuara 1 174 persona kanë rezultuar pozitivë, prej të cilëve 430 vetëm në Shkup. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 811 persona të shëruar, ku gjysma prej të cilëve në kryeqytet. Rastet aktive për momentin në vend janë 22 485.