400 nxënës me Covid-19 nga 250 mijë sa po ndjekin procesin mësimor
Rreth 400 nxënës apo 0.15 për qind nga 250 mijë sa janë gjithsej në arsimin fillor dhe të mesëm mungojnë në mësim për për shkak se janë të infektuar me Covid 19, shkruan Alsat.
Sipas të dhënave nga Ministria e Arsimit, nga numri i përgjithshëm i të punësuarve në arsim mungojnë 0.81 % të cilët gjithashtu kanë dorëzuar raport se janë pozitiv ndaj Covid 19.
Në shkollën e mesme të ndërtimtarisë “Zdravko Cvetkovski” mungonin 4 profesor dhe 17 nxënës tashmë të evidentuar me virus.
“Sigurisht se krijohet një tollovi në shkollë, mungesa e profesorëve e vështirëson shumë procesin edukativo arsimor. Bëjmë maksimumin që mos të ketë probleme, gjithçka është e organzuar dhe shpresojmë që procesi do të ec mirë. Zyrtarisht kemi 17 nxënës që janë pozitiv dhe sigurisht që ka edhe shumë nxënës që nuk kanë ardhur në shkollë. Disa vetëm se e kanë pranu që kanë simptoma por në ndërkohë do të testohen dhe do të na tregojnë si është”, thotë Tesnim Etemi, “Zdravko Cvetkovski”.
YouTube video
Drejtori i gjimnazit të Gostivarit, Mirsad Iseni tha se një gjendje e këtillë pritet të vazhdoj edhe për dy javë.
“7 nxënës, 1 pedagog që i kemi me simptoma dhe janë pozitiv. Gjatë kontrollit nëpër klasa kishim edhe një numër të madhë të mungesave me simptoma të ndryshme të gript pa ekzaminime përfundimtare se është i llojit Covid ose Omicron. Prej mbi 600 nxënësve, 30 deri në 40 nxënës tjerë i kemi me simptoma të ndryshme”, u shpreh Mirsad Iseni, drejtor i gjimnazit “Gostivari”.
Nxënësit u rikthyen në mësim, pas një muaj pushim, 8 ditë prej të cilave ishin pushim shtesë për shkak të numrit të lartë të infektimeve me Covid-19. Edhe në gjysmëvjetorin e dytë të shkollës protokollet shëndetësore mbeten në fuqi, sikurse mbajtja e maskës, dezinfektimi i duarve dhe matja e temperaturës. Bankave të shkollës iu rikthyen mbi 250 mijë nxënës të arsimit fillor dhe të mesëm./ Alsat.mk