Maqedoni

40 shtetas shqiptarë, maqedonas dhe kosovarë kanë mbërritur në Tiranë me fluturim special nga Izraeli

Ministria e Evropës dhe Punëve të Jashtme e Shqipërisë njoftoi se sonte ka mbërritur avioni i parë me shtetas shqiptarë, maqedonas dhe kosovarë që kërkuan të largoheshin nga Izraeli pas shpalljes së gjendjes ushtarake.

Aeroplani “Air Albania” me 40 pasagjerë, përfshirë shtetas nga vendet e rajonit si Kosova, Maqedonia e Veriut, i mbështetur nga Ministria e Evropës dhe Punëve të Jashtme, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ambasada shqiptare në Izrael zbarkuan pak më parë në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”, thuhet në njoftim.

Pasagjerët u pritën dhe u përshëndetën nga ministri Igli Hasani.

Ministria shton se në ditët në vijim do të ketë më shumë fluturime speciale për në Tel Aviv, në koordinim me ministritë e vendeve të rajonit për të ndihmuar të gjithë qytetarët që duan të kthehen në vendet e tyre.