Maqedoni

40 gra dhe burra në vend se të paguajnë rrymën, vuajnë burg: Burrat në Strumicë, femrat në Idrizovë

Aktualisht 40 qytetarë nga Shtipi janë në burg për fatura të papaguara apo vjedhje të energjisë elektrike. Mes tyre ka edhe burra dhe gra.

Burrat, siç raporton portali MMS, ndodhen në burgun e Strumicës, ndërsa gratë në burgun e Idrizovës në Shkup, ku ka repart për femra.

Siç kanë sqaruar nga Gjykata e Shtipit, në numrin më të madh të rasteve i pandehuri ka kryer veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike, termike ose gazit natyror” nga neni 235a paragrafi 1 i Kodit Penal.