Maqedoni

37 vjeçari nga Tetova ia ka marë shtëpinë një gruaje duke kërcënuar atë dhe fëmijët e saj

Nga SPB-Tetovë bëjnë të ditur se një grua ka
raportuar se është zhvatur nga një 37-vjeçar nga Strimnica e Tetovës, përcjell Gazeta Populli. Nga SPB-Tetovë thonë se 37-vjeçari i ka detyruar të shisnin shtëpinë, në këmbim të një apartamenti në Tetovë, por që nuk i ka dhënë as apartamentin as paratë.

“Dje (02-prill) në ora 15:15 në SPB Tetovë është thirrur personi V.A. (37) nga Strimnica e Tetovës, i cili paraprakisht ishte denoncuar nga një grua 50-vjeçare të cilën në fund të vitit të kaluar nën kërcënimin ndaj saj dhe fëmijëve të saj ka zhvatur duke i detyruar të shesin shtëpinë e saj, kinse në këmbim të një apartamenti në Tetovë dhe parave. Por, sipas raportit, ajo nuk ka marrë as apartament e as para, edhe pse ka nënshkruar marrëveshje shitblerjeje. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit dhe kundër V.A. do të vijojë parashtresë përkatëse”, thonë nga SPB-Tetovë./Gazetapopulli.net