333 raste të reja, 19 të vdekur nga KOVID-19
333 raste të reja, 19 të vdekur nga KOVID-19
Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2 547 testime, ndërsa janë regjistruar 333 raste të reja me koronavirus.
Në Shkup janë evidentuar 152 raste, Manastir-33, Ohër- 20, Kavadar dhe Strumicë nga 16…
Janë regjistruar 309 persona të shëruar.
Në 24 orët e fundit, si pasojë e komplikimeve të shkaktuar nga koronavirusi jetën e kanë humbur 19 pacientë.
Që nga fillimi pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë evidentuar 215 009 raste me kovid, janë shëruar 199 064, ndërsa jetën e kanë humbur 7 547 perona.
Numri i rasteve aktive është 8 398. /SHENJA/