327 parashtresa për ndërtime pa leje në Çair/ Inspektorati propozon marrje të kompetencave për shkelje ligjore
Inspektorati për Ndërtimtari dhe Urbanizëm përmes një njoftimi dërguar tek mediat ka bërë të ditur se nga viti 2010 deri në vitin 2023 në adresë të tyre kanë arritur 327 parashtresa nga persona fizikë dhe juridikë nga komuna e Çairit të cilët kanë raportuar me shkrim ndërtime pa leje ose moskujdes gjatë ndërtimeve ndaj normave ligjore të Ligjit për Ndërtim.
Gjithashtu sipas tyre, janë dorëzuar edhe Kallëzime penale për ndërtime pa leje të cilat janë realizuar ose realizohen nga komuna e Çairit e që nga ana e Inspektoratit për Ndërtimtari dhe Urbanizëm janë të procesuara dhe dorëzuara në rishikim dhe kompetencë për procedim deri tek institucionet kompetente.
Nga Mbikqyrjet e realizuara janë përpiluar procesverbale ku janë konstatuar edhe shkelje të tjera ku komuna e Çairit nuk ka emëruar Inspektor komunal të ndërtimit dhe për këtë shkak deri tek Ministria e Transportit dhe Lidhjeve nga ana e Inspektoratit të Ndertimit është lëshuar propozim për marrje të autorizimit për kryerjen e punëve nga kompetencat e Inspektoratit komunal në komunën e Çairit.Top24