May 14, 2024
Maqedoni

32 viktima dhe 199 raste të reja me Covid-19 në vend

Vazhdojnë të mbeten të larta shifrat e viktimave nga COVID-19 në vendin tonë, ndërsa rastet e reja kanë rënë ndjeshëm. Kështu gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2 558 testime për COvid dhe prej tyre kanë rezultuar pozitivë 119 persona, pjesa më e madhe në Shkup me 157 raste. Ndërsa viktimat kanë qenë 32 duke e çuar numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë në 6 097. Po ashtu janë shëruar edhe 164 pacientë, 159 365 të shëruar që nga fillimi i pandemisë. Rastet aktive me Covid janë 14781.