Lajmet e reja

Filipçe “inspekton” procesin e vaksinimit në Entin Geriatrik në Shkup

Filipçe “inspekton” procesin e vaksinimit në Entin Geriatrik në Shkup

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sot qëndroi në Entin Geriatrik për të parë nga afër se si po zhvillohet procesi i vaksinimit të të moshuarve të vendosur në këtë Ent. Ai me këtë rast njoftoi edhe për rrjedhën e vaksinimit në gjithë territorin e vendit.
“Në ndërkohë sistemi i vaksinimit mirë po funksionon, edhe sot po vazhdon vaksinimi nëpër të gjitha punktet në shtet. Në sallën Arena në Boris Trajkovski po vaksinohen përfaqësuesit e Armatës dhe një pjesë e mësimdhënësve ata të klasë së parë deri në të tretën”, tha Filipçe.