May 14, 2024
Maqedoni

31 vjet nga Referendumi për Iliridën

shkruan Ridvan Ismaili

Para 31 viteve, me 11 dhe 12 janar 1992, u mbajt referendumi për Autonomi Politike dhe Territoriale të Shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë.

Ky referendum ishte kundërpërgjigje ndaj të gjitha vendimeve të njëanshme të faktorit politik maqedonas, të cilët anashkaluan skajshmërisht interesat kombëtarë të shqiptarëve të RM-së.

Rezultati i referendumit të shqiptarëve në Maqedoni ishte pozitiv. Nga gjithsej 383,539 votues të përfshirë në listën e votuesve, votuan 361.292 persona, prej cilëve PËR votuan 360,928, ndërsa 57 votuan KUNDËR dhe 307 vota ishin të pavlefshme.

Nga ky referendum komuniteti ndërkombëtar ishte i njohur edhe me një fakt tjetër, që numri i shqiptarëve sipas statistikave zyrtare të Regjistrimit të vitit 1991 është shtrembëruar krejtësisht. Shihet qartë se pas referendumit doli një pamje krejtësisht tjetër, dhe një fakt tejet i rëndësishëm që tregonte se vetëm elektorati shqiptar përfshin afro 400.000 votues.

PASQYRË e rezultatit nga votimi në Referendumin për Autonomi Politiko-Territoriale të shqiptarëve në Maqedoni:

Rajoni Votues (totali) Votuan PËR (%)

Tetovë 88.830 80.300 99.99%

Shkup 65.291 61.965 99.84%

Gostivar 51.040 48.890 100%

Kumanovë 30.574 28.954 100%

Strugë 24.869 23.622 100%

Kërçovë 18.223 14.198 100%

Dibër 9175 8634 99.91%

Manastir 3750 3112 100%

Ohër 2790 2773 100%

Krushevë 2001 1875 100%

Resnje 788 788 96.65%

Veles 1842 1842 100%

Prilep* / / /

Ndërsa nga republikat tjera në ish Jugosllavi votuan: 9930

Nga të punësuarit jashtë vendit: 74.441

Pra, nga gjithsej 383.539 votues, votuan gjithsej: 361.292

Prej tyre:
360.928 PËR (99.9%)
57 KUNDËR
307 VOTA TË PAVLEFSHME

*Nuk ka të dhëna për Rajonin e Prilepit