3 të vdekur nga rrëzimi i helikopterit që patrullonte kufirin SHBA-Meksikë
Një helikopter i forcave federale të sigurisë kufitare në SHBA është rrëzuar dje pranë qytetit Rio Grande ne Texas, duke vrarë dy anëtarë të Gardës Kombëtare dhe një ushtarak të rojës kufitare.
Një tjetër ushtarak që ishte në bord mbeti i plagosur.
Helikopteri i tipit UH-72 Lakota po patrullonte në zonën kufitare kur ishte rrëzuar papritur, për arsye që ende po hetohen nga autoritetet.
Përplasja ndodhi gjatë pasdites kur mjeti ajror po kryente operacione e zakonshme të kontrollit. Emrat e viktimave nuk janë publikuar ende nga agjencitë.
Sherifi kontesë Starr, Eloy Veranjoftonte më herët në rrjetin Facebook se ishte duke punuar në një “incident helikopteri të rrëzuar” në lindje të rajonit.
Rajoni kufitar është i patrulluar dendur nga zyrtarët shtetërorë dhe federalë të sigurisë, përfshi dhe nga ajri, edhe pse numri emigrantëve që hyjnë në SHBA nga kufiri është gjithnjë e në rritje.
Zhvillimi vjen teksa dhe në janar një helikopter që patrullonte kufirin me Meksikën humbi fuqinë e motorit dhe u përplas, duke lënë vetëm dy të plagosur./TopChannel