(VIDEO) Ergini sot duhej të festonte ditëlindjen e 14-të, familjarët presin trupin e pajetë
Ergin Jahiu sot duhej të mbushte 14 vjet por ai nuk arriti ta feston ditëlindjen e 14-të, ndërsa trupi I tij I pajetë ende nuk i është kthyer familjes, pasi eshtrat vazhdojnë të mbeten në Bullgari. Fëmirija dhe ëndrrat e tij u ndërprenë pasi aksidenti i mëngjesit të martës së kaluar ia mori jetën. Familja Jahiu prisnin që ta festonin ditëlindjen e tij së bashku, por, fatkeqësisht aksidenti i tmerrshëm nuk ia mundësoi këtë. Kësaj familje të cilëve lotët nuk po i thahen, ndërsa buzëqeshja assesi t’u kthehet, tregojnë se ditët po kalojnë, por dhimbja sa vjen dhe rritet. Daja i Erginit, Hasip Hajredini, për TV SHENJA tha se momentet e fundit i kanë pasur nëpërmjet mesazheve, të cilët tani më u janë kthyer në kujtime, ndërsa tregoi se në atë aksident ka humbur dy motrat, dy nipërit dhe një mbesë.
Daja i Ergin Jahiut, Hasip Hajredini
“Fëmijët ishin, njëri nip ka qenë i moshës 20-19 vjeç , kurse nipi tjetër 14 vjet sot i bënë, domethënë e ka pasur ditëlindjen sot, mbesa para një muaji ka mbushur 14 vjet dhe dy motrat njëra 45 vjeç, tjetra 39 vjeç. Java falë familjarëve, qytetarëve këtu na kanë ardhur për vizita, ngushllime dhe sado pak na kanë tërhequr një dhimbje“
Anëtar i familjes Jahiu, tregonte se së bashku me familjen Iseni nga Studeniçani, ata kanë humbur 14 antëarë të familjes. Ndërsa shpreheshin të shqetësuar se institucionet kompetente nuk u japin informata se kur do të arrijnë kufomat e tyre.
Familjar i familjes Jahiu
“Tash e presim këtë ditën e fundit, kjo është dita më e zezë edhe ne vetë nuk dimë se çfarë të bëjmë, bëjmë analiza, bëjmë sende por është e kotë nuk shkon, jemi të lodhur, na kanë humbur më të mirët , fëmijët, edhe ne nuk dimë se çfarë të bëjëm. Nuk kemi asnjë informatë se a vinë nëser apo pasnesër. Zoti sabrin na u dhashtë është rëndë boll, por nuk kemi çfarë të bëjmë”
Hajredini tha se përveç komunës nuk ka shkuar asnjë institutcion tjetër shtetërorë për vizitë apo për t’iu dhënë ndonjë informacion rreth aksidentit. Ai shtoi se pasi të arrijnë kufomat dhe ta bëjnë edhe ceremoninë e fundit varrimit të tyre, do të kërkojnë përgjegjësi se si ka ndodhur aksidenti.