May 21, 2024
Maqedoni

Sanksionohen 191 vozitës në Shkup, 42 për tejkalim të shpejtësisë

Sanksionohen 191 vozitës në Shkup, 42 për tejkalim të shpejtësisë

Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Shkupit janë regjistruar 191 shkelje në trafik, mes tyre 41 për tejkalim të shpejtësisë,11 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 4 për vozitës fillestar. Nga MPB-ja njoftojnë se janë shqiptuar edhe 10 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 5 për kalim në të kuqe në semafor, 3 për mosvënien e rripit të sigurisë dhe 68 për parkim të parregullt.