27-vjeçari tentoi ta përdhunojë një vajzë të mitur
Mbrëmjen e djeshme në Prilep është arrestuar një 27-vjeçar pasi i njëjti dyshohet se ka tentuar ta përdhunojë një vajze të mitur.
“Më 15.04.2023 në ora 22:00, zyrtarët policorë të RPB-Prilep kanë privuar nga liria E.Xh.(27) nga Prilep për shkak se ka tentuar të kryejë akte seksuale ndaj një të mitur nga Prilepi. Personi është ndaluar në stacionin policor dhe pas koordinimit me prokurorin publik do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.