macedonian pranon nga serbia donacion prej 20 mijë vaksinave ruse
Macedonian pranon nga Serbia donacion prej 20 mijë vaksinave ruse
Kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot para Institutit të Mjekësisë së Transfuzionit pranë Qendrës Klinike Nënë Tereza kanë pranuar donacion nga Serbia prej 20 mijë nga gjithsej 40 mijë doza të vaksinave ruse Sputnik V. Kryeministri Zoran Zaev ka falënderuar Qeverinë serbe, dhe tha se së shpejti priten të arrijnë edhe 20 mijë dozat tjera, pjesë e këtij donacioni.