25 vjeçari me veturë aksidenton një fëmijë në Çair
Njëzet e pesë vjeçari nga Shkupi ka goditur me veturë një këmbësor në Çair.
Sipas informacioneve nga policia, aksidenti ka ndodhur dje në kryqëzimin e rrugës “August Cesarec” me rrugën “Bllagoja Paroviq”.
Automjeti “dacia logan” me targa të Shkupit, i drejtuar nga B.J.(25) nga Shkupi, ka goditur një këmbësor fëmijë nga Shkupi. Në aksident këmbësori ka pësuar lëndime të rënda, të konstatuara në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza”, njofton MPB.
Në vendin e ngjarjes e ka kontrolluar ekipi i SPB Shkup.