April 29, 2024
Maqedoni

24 vjeçari nga Shkupi humbi jetën në aksidentin e mbrëmshëm

Mbrëmë në bulevardin “Jane Sandanski” në Aerodrom Shkup ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku. Nga ky aksident ka mbetur i vdekur një 24 vjeçar me inicialet D.A nga Shkupi i cili po drejtonte një motoçikletë, ndërsa dy persona tjerë janë të lënduar dhe janë dërguar në spital.

Personi i vdekur mësohet të jetë vozitësi i motoçikletës kurse dy të lënduarit e tjerë, vozitësi dhe një pasagjerë i veturës Audi A3.

Jozyrtarisht mësohet se deri tek ky aksident ka ardhur pas mosrespektimit të rregullave në komunikacion.