23-vjeçari nga Manastiri ka abuzuar seksualisht me një person me sëmundje mendore
Prokuroria Themelore ka njoftuar se në Manastir ka nxjerrë udhezim për kryerjen e hetimit ndaj një personi 23-vjeçar i dyshuar për veprën penale – Abuzim seksual ndaj një personi të paaftë nga pika 1 e nenii 187 të Kodi Penal.
Më 23 prill, në shtëpinë e tij në Mansatir, i dyshuari ka abuzuar seksualisht me një person me sëmundje mendor të përjetshme, duke e shtyrë atë të kryejë veprim seksual, ndërsa akti është regjistruar dhe transmetuar drejtpërdrejt në një kanal të regjistruar në Youtube.
Prokurori përgjegjës ka paraqitur propozim për vendosjen e masës së paraburgimit për të dyshuarin para gjyqtarit për hetim paraprak në Gjykatën Themelore në Manastir. Duke vlerësuar se propozimi është i arsyeshëm dhe i bazuar në ligj, Gjykata ka caktuar paraburgim për një periudhë prej 30 ditësh.