229 gjoba në Shkup, 62 për tejkalim të shpejtësisë
Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë regjistruar 229 shkelje në trafik, prej të cilave: 62 për tejkalim të shpejtësisë, 19 gjoba u janë shqiptuar motoçiklistëve,17 gjoba për ngasje të makinës në gjendje të dehur dhe 13 për ngasje pa patentë shoferi.
Janë shqiptuar dhe 5 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 7 për mosvënien e rripit të sigurisë dhe 66 për parkim të parregullt.