Maqedoni

“21 rusët e dëbuar”, Pendarovski: Ata ishin diplomatë, por u morën me spiunazhë

Të gjithë diplomatët rusë të dëbuar nga Maqedonia kanë shkuar përtej statusit që u ishte dhënë pasi erdhën këtu dhe kjo është vërtetuar deri në detajin e fundit, thotë presidenti Stevo Pendarovski në një intervistë për Zërin e Amerikës në maqedonisht (VOA). Sipas Pendarovskit, ata kishin statusin e diplomatit, ndërsa janë marrë në spiunazh duke shtuar se shërbimet tona me shërbimet partnere nga NATO e kanë dëshmuar këtë.

“Marrëdhëniet mes nesh dhe Federatës Ruse janë në nivelin më të ulët në histori për arsye të njohura. Në dy vitet e fundit, ne dëbuam, pa përfshirë tre të fundit, 18 diplomatë rusë, të cilët kishin statusin e diplomatit ndërsa janë marrë me spiunazh. Çdo rast nga ata 18 dhe këta tre plus, shërbimet tona me ndihmën e shërbimeve partnere dhe miqësore të aleancës së NATO-s dëshmuan deri në detajin e fundit se shkojnë përtej statusit që iu dha kur erdhën në Maqedoni. Pra, ata nuk ishin diplomatë dhe për këtë arsye u dëbuan.”