April 30, 2024
Kosovë

20 vjeçarja që u gjet e vdekur mbrëmë në Podujevë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Metehi i të Podujevës. 20 vjeçarja Adenisa Miftari u gjend e vdekur. Familja ka njoftuar se varrimi i të ndjerës do të bëhet sot në orën 17:00 në varrezat e fshatit Metehi te Uglart.

Sipas policisë ky rast po hetohet dhe po trajtohet si “vdekje e dyshimtë”.“Aktualisht policia me kujdes të shtuar ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”.