17 vite nga tragjedia në Bllacë – përkujtohen 11 viktimat!
Mbushen 17 vite nga 12 janari I vitit 2008 kur humbën jetën I gjithë ekuipazhi i helikopterit MI-17, I cili kthehej nga një mision paqeje në tBosnjë e Hercegovinë. 11 pjesëtarë të ARMV-së humbën jetën në Bllacë të Katllanovës, gjatë rrëzimit të helikopterit ushtarak vetëm 50 metra larg shtëpive të fshatit.
Me një minutë heshtje dhe vendosjen e kurorave me lule në pllakën përkujtimore, viktimat u nderuar nga delegacione të Ministrisë së Mbrojtjes, Shtatmadhorisë së ARMV-së si dhe familjarët e viktimave.
Ushtarët e Maqedonisë që po ktheheshin pas qëndrimit 6-mujor në misionin paqësor ALTEA në Bosnjë e Hercegovinë, më 12 janar 2008 fluturuan nga baza Butmir të Sarajevës. Duhej të ateronin në pjesën ushtarake të Aeroportit të Shkupit, kurse kontaktin e fundit me kullën e kontrollit, helikopteri e kishte patur 10 kilometra para cakut. /tvklan.mk/