June 30, 2024
Maqedoni

145 shoferë të dehur gjobiten brenda natës

Gjatë natës së mbrëmshme (05/06.02.2022) në periudhën nga ora 20.00 deri në ora 02.00 është kryer kontroll i intensifikuar i aksionit për sanksionimin e drejtuesve të mjeteve të cilët drejtojnë automjetin nën ndikimin e alkoolit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

145 vozitës në gjendje të dehur. u sanksionuan, prej tyre, 33 në territorin e SPB Shkup, 29 në territorin e SPB Manastir, 16 në territorin e SPB Shtip dhe SPB Strumicë. Gjatë kontrollit aksionar janë zbuluar edhe 200 lloje të tjera të shkeljeve.

Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelohet tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit dhe të kontribuojmë së bashku për rrugë më të sigurta.