BallinaMaqedoni

14.000 qytetarë nga Maqedonia humbin miliona euro në një mashtrim si “BigComerci”, morën kredi për të investuar, tani s’mund t’i kthejnë

Rreth 14.000 qytetarë të Maqedonisë frikësohen se janë mashtruar nga platforma “Konti” për disa miliona euro dhe secili prej tyre për disa mijëra euro. Pothuajse një vit pasi platforma ka filluar të funksionojë, deri dy ditë më parë u hesht për të, ndonëse pjesëmarrësit në skemë ndoshta e kishin të qartë se ishte një skemë piramidale për të marrë para, transmeton portali Lideri.mk. Por deri atëherë ata po merrnin para, ose të paktën mendonin se i kishin në llogarinë e tyre.

Këto ditë grupi në platformën sociale “Telegram” po shuhet dalëngadalë dhe përdoruesit nuk kanë më akses në “Binance” – platformë për tregtimin e kriptovalutave, diçka që nuk është e antiligjire në vendin tonë, por as nuk është e rregulluar me ligj.

Disa prej tyre, rreth 14.000 anëtarë maqedonas në grupin Telegram, kanë mbetur me bilanc zero, disa prej tyre kanë fituar mijëra euro, por disa, edhe pse kanë marrë kredi të shpejta për fitime të shpejta përmes këtij aplikacioni, kanë investuar të gjithë rrogën ose pensionin – mbetën më të varfër për mijëra euro”, shkruan Meta.

“Konti” është një platformë që u ofron përdoruesve të fitojnë para duke shikuar video, transmeton portali Lideri.mk. Aplikacioni funksionon rreth një vit dhe ofronte mundësi gjoja të fitohen para në një mënyrë që duket e lehtë, por pas një viti “flluska shpërtheu” dhe lindën dyshime serioze se pas saj fshihej një mashtrim i ri poramidal.

“Një platformë argëtimi që integron prodhimin e filmit, ndërveprimin social dhe përvojën e fantazisë. Koncepti është ‘shiko të fitosh’, ku anëtarët fitojnë para duke parë promocione filmash, trailera, duke ndryshuar kështu mënyrën tradicionale të promovimit të filmave”, shkruan Meta.

Nëse hapni telefonin tuaj dhe kërkoni për aplikacionin Conti, do të shihni një sqarim se çka është aplikacioni dhe si funksionon. Por e vërteta është se paratë vijnë nga anëtarët e rinj dhe përfundojnë tek ata që janë në krye të piramidës, pra që kanë hyrë më herët në “skemë”.

Sipas informacioneve, më së shumti banorë të Kavadarit, Radovishit dhe Velesit kanë rënë në kurthën e “Kontit”./Lideri