Rajon - Botë

13-vjeçari vret të ëmën në gjumë

13-vjeçari vret të ëmën në gjumë

Policia amerikane ka arrestuar një djalë 13-vjeçar për vrasjen e nënës së tij 39-vjeçare. Derek Rosa akuzohet për vrasjen e nënës së tij, Irina Garcia.

Gruaja po flinte pranë vajzës së saj të sapolindur në momentin kur djali i saj kreu aktin. Sipas mediave amerikane, ishte vetë 13-vjeçari që thirri policinë dhe tha “sapo vrava nënën time”.

Sipas policisë së Floridas, ai ka pritur që ta zinte gjumi mamanë e tij, para se ta godiste disa herë me thikë në qafë ndërkohë që motivet e aktit janë ende të paqarta.