Kosovë

13-vjeçari nga Vushtrria është haxhiu më i ri nga Kosova

1576 haxhinjë nga Kosova kanë udhëtuar këtë vit për ta kryer obligimin e haxhit.

Ndër ta më i riu është 13-vjeçari nga Vushtrria, Uvejs Muzaqi, njofton Klankosova.tv.

Ndryshe, Haxhi është pelegrinazhi i shenjtë që bëhet nga myslimanët në xhaminë e shenjtë të Mesxhid al Haram në Mekë.

Haxhi kryhet çdo vit në të njëjtën periudhë, gjatë muajit Dhul Hixhe, muaji i dymbëdhjetë në kalendarin islamik.