Zhurnal: Nëse LSDM përkrah BDI-në, BESA formon qeveri me opozitën?!
Burime pranë Qeverisë për Agjencin e Lajmeve Zhurnal bëjnë të ditur se Lëvizja Besa, koalicion i partnerit qeveritar “Zaev2” ka paralajmëruar Zoran Zaevin se nëse LSDM do bënë koalicion parazgjedhor për zgjedhjet lokale që priten të mbahen në Tetor, për Komunën e Tetovës me BDI-në, Lëvizja Besa mund të prish koalicionin me LSDM dhe BDI-në, dhe të formoj qeverinë e re me partitë opozitare.
Sipas burimit tonë, partia shqiptare Lëvizja Besa, e koalicionit qeveritar “Zaev2”, i ka dërguar porosi kryeministrit Zoran Zaev që të ketë kujdes me koalicionin parazgjedhor për zgjedhjet lokale për komunën e Tetovës. Nëse do të arrihej një marrëveshje mes LSDM dhe BDI edhe për komunën e Tetovës, atëher Lëvizja Besa do të mbledhe kryesin e vetë dhe do të sjellin vendim për ndërrprerje të koalicont me LSDM dhe formimin e qeverisë së re me partitë opozitare.
Reklame
Në zgjedhjet e fundit parlamentare, 15 korrik, në koalicioin me LSDM, Lëvizja Besa fitoi 4 deputet, dhe aktualisht shumica parlamentare numëron 62 deputetë
Ndërsa në opozitë janë VMRO-DPMNE me 44 deputetë, koalicioni opozitar shqiptar i përbërë nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa me 12 deputetë dhe E Majta, me dy deputetë.
Dalja e Lëvizjes Besa nga qeveria në mungesë të shumicës parlamentare, mund të sjell edhe rënimin e Qeverisë “Zaev2”, shkruan Zhurnal.mk