Maqedoni

Nehat Jahiu përflitet si kandidat për kryetar të komunës të Likovës, ja si shprehet ai në sqarim për opinionin

Këtyre ditëve po flitetet shumë se një grup intelektualësh, shoqata, individë po bisedojnë që për kryetar komune të komunës së Likovës si kanditat i pavarur të nominohet Nehat Jahiu. Po a do të pranoj këtë ofertë Nehat Jahiu mbetet të shihet shumë shpejt.Për opinionin shqiptar biografia dhe veprimtaria e Nehat Jahiut është e njohur në të gjitha trojet tona dhe në mërgatën shqiptare.Nehat Jahiu është i njohur si një veteran i arsimit shqip,është një poet, shkrimtar, poplicist dhe anëtar i Akademisë Shqiptare Amerikane dhe Arteve Nju Jork. Nehat Jahiu për vepramtarinë e tij deri më tanë është shpërblyer me shumë çmime komunale, regjionale mbarëkombëtare dhe ndërkombëtare. Nehat Jahiu është edhe anëtar i Unionit Botëror botëror.Këto thash e thëna që përfliten këtyre ditëve mbeten vetë të i konfirmoj z. Nehat Jahiu se a do të pranoj të kërkesën e Këshillit Inicues apo jo.Nehat Jahiu ka lindur dhe jeton në fshatin Orizare të komunës së Likovës.

SQARIM PËR OPINIONIN
Përshëndetje mike dhe miq të mirë kudo që ju kam dhe dëshiroj të ju kemi mirë ju personalisht dhe familjet tuaja.Të nderuara mike dhe miq të mi të dashur dhe për mbarë opinionin që kanë dëgjuar dhe lexuar në rrjete sociale, portale, revista e gazeta se unë Nehat Jahiu do të jem si kanditat i mundshëm dhe i pavarur për kryetar në komunën e Likovës në zgjedhjet e ardhshme ju njoftoj me sa vijon:
Unë i faleminderoj të gjithë ata (ato) individë, grupe individësh, shoqata etj që kanë shprehur dëshirën e tyre të më nominojnë për kanditat të pavarur të komunës së Likovës i faleminderoj përzemërsisht për mbështetjen që më erdhi nga të gjitha trojet tona dhe nga mërgata shqiptare!
Unë nuk u hamenda aq shumë të mendoja dhe të vendosi për të përkrah një gjë të këtillë. Arsyet e mia janë të shumta që nuk përkojnë me personalitetin tim dhe nga këto shkaqe ju njoftoj që nuk pranoj asnjë nominim timin qoftë i nominuar në mënyrë të pavarur apo nga ndonjë subjekt politik shqiptar.Edhe njëherë i faleminderoj të gjithë ata
( ato) që shprehën një besim ndaj meje do të ju jem shumë mirënjohës.
Për të mos e zgjatur aq shumë këtë sqarim për çfarë kam shumëçka për të thënë, unë në këtë rast do e them vetëm këtë se penën time që e shfrytëzova gjatë tërë jetës sime nuk dua asnjëherë derisa të rrojë të ia shesë karierizmit politik, një posti në pushtet në këtë kohë të pakokohë kur u shkelë dhe po shkilet mbi gjakun e më të dashurëve të atdheut tim për interese personale nga ca hajdutë karierista.
Nuk dua që unë të iu lë sëpaku një njollë të ndytë pasëardhësve të mi siç ua lënë ca hajna që shkelën mbi gjakun e invalidve, të plagosurëve duke shkelur mbi çdo gjë kombëtare për një post që e shfyrytëzuan dhe po e shfrytëzojnë ca për interese personale për të arritur të bëjnë shtëpi luksoze, kartela të ndryshme bankare me para të majme e shumë e shumëçka tjetër nga djerësa dhe gjaku i këtij populli.
Nga kjo dhe shumëçka tjetër që kam shkruar në shkrimet e mia nuk e lejojë veten të nominohem për kryetar komune, por edhe për asnjë post tjetër.Një gjë të këtillë ua lë atyre që nuk u ngopën asnjëherë me djersën dhe gjakun e popullit të tyre.Unë nuk mund të pranoj të jem kryetar i një komune shqiptare që për 40 vite iu sugjerova ish nxënësve të mi se duhet të mësojnë, të shkollohen dhe të ndërtojmë vendlindjen dhe atdheun tonë dhe mu kjo rini sot për çdo ditë me lotë në sy po ik nga vendlindja dhe nga atdheu për të siguruar një kafshatë buke nëpër botë, sepse këta ca bandita edhe kafshatën e bukës ua morën nga goja edhe rinisë dhe e futën në gojën e vet dhe të familjarëve të tyre, sepse janë të pangopur.
Unë të i shoh ish nxënëset dhe nxënësit të me lotë në sy duke e përqafuar nënën duke u ndarë tek dera e shtëpisë e ata me nga një valexhe në dorë kërkojnë rrugëve të botës të sigurojnë një kafshatë të bukës dhe unë të ulem në një kolltuk do më digjet shpirti flakë.
Unë do të kisha pranuar një post të tillë kur do i shihja fushat e malet e vendit tin të bleruar e jo të i shoh djerrina e të mbushura me ferra.Mua do të më pikoj zemra gjak kur do i shoh shkollat pa nxënës dhe arsimtarë, Kur të shoh ca e ca shtëpi të mbyllura me dri, mua nu nuk më duhet të qëndroj më në asnjë post. Çafarë më duhet mua posti i komunës kur ne mbetem pa rin, pa rdhmërinë më të shëndosh të kombit.
Po flitet edhe kjo dhe po krenohemi se shumë shpejt do të ndërtojjmë edhe Shtëpi të Pleqve edhe nëpër fshatra, po ama unë si një kryetar komune kurrën e kurrës nuk do të kisha realizuar projekte të tilla që në këto objekte të i dërgojmë prindrit tanë të moshur që të jetojnë në këto objekte.
Të jetojnë larg dashurisë së tyre që edhe kafshatën e gojës e nxorrën nga goja e tyre dhe na e futën në gojën tonë. Për mua kjo është një kafshatë që nuk kapërdihet, o motra dhe vëllezër të gjakut tim.Unë dua të ndërtohen fabrika ku rinia jonë do të punësohet në atdheun e tyre e jo shtëpia të pleqve dhe…
Në fund e përmbylli këtë sqarim që të ju sqarojë se të gjithë atyre që janë marr me politikë dhe kanë mbajtur poste të larta që nga poshteti lokal dhe më lart se nuk janë hajdutë si disa dhe detyrën e kanë kryer me shumë respekt dhe mu për këtë sa kanë qenë udhëheqës dhe i ka respektuar populli i tyre dhe do të i respektoj derisa të jenë të gjallë.
Ata që keqpërdorën djersën e popullit dhe gjakun e invalidve dhe të dëshmorë për intrese personale, familjare, grupore, klanori ishin, do të mbesin karierista, hajdutë e çfar jo tjetër dhe historia nuk duhet të i harroj për të i futur në pjesën e atyre që vodhënë popullin, shkelën gjakun, vetëm e vetëm për të e pasuruar veten dhe familjet e tyre.
Lum ata që dolën dhe do të faqebardhë! Mjerë ata që dolën faqezinj, sepse ata do i mallkoj edhe dheu i varreve.Pra, në fund për ca arsye që i numërova dhe ca që nuk i përmenda unë Nehat Jahiu nuk do të pranoj nominimin tim për kryetar si kanditat i pavarur për kryetar të komunës së Likovës. Ju kisha lutur që nga sot biseda të tilla mos të bisedohen dhe mos të shkruhen.

Orizare, 04. 07. 2021

Me shumë respekt,
Nehat Jahiu