Kryetari i BDI-së, Ahmeti takon Alen Le Rua
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot është takuar me diplomatin francez dhe ish ambasador e zyrtarë i lartë i BE-së, Alen Le Rua.
Sipas asaj që ka publikuar Ahmeti në rrjetet sociale, diskutimi mes tyre është bërë mbi 20 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, kontesti me Bullgarinë, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë dhe çështje tjera të rëndësishme në vend e rajon.
“Kënaqësi e veçantë të takoj sërish z. Alen Le Rua, ish ambasador dhe zyrtarë i lartë i Bashkimit Europian, diplomat i shkëlqyer francez, mik i rajonit dhe kontribues në proceset e dy dekadave të fundjt. Diskutuam mbi 20 vjetorin e marrëveshjes së Ohrit, kontestit me Bulgarinë dhe rreth dialogut midis Kosovës dhe Serbisë. Të gjitha sukseset tona janë të përbashkëta me miqtë tanë ndërkombëtar”, është shprehur kështu Ahmeti pas takimit.